Live News

Everyday learn about something new!

19-vjeçari italian ndërron jetë në Veliojë

Ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës 19-vjeari italian, i cili mbeti i plagpsur nga përplasja e dy Jet Ski-ve në Velipojë.

Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata mëson se bëhet fjalë për të riun Nicola Loro.

“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ju bëjmë me dije se shtetasi italian N. L., 19 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës”, njofton policia.