Live News

Everyday learn about something new!

89-vjeçarja humb në Alpe për 5 ditë, mbijeton duke u miqësuar me dhelprën. Piu ujë në pellgje, flinte nën pemë dhe përdori bimët për..

Një gjyshe i mbijetoi katër netëve të humbura në Alpe duke u miqësuar me një dhelpër dhe duke pirë ujë shiu.

Giuseppina Bardelli, 89 vjeçe, po kërkonte ushqim për kërpudha më 21 gusht, kur iu morën mënde dhe ra 20 metra në një gropë në Monterecchio të Italisë.

Djali i saj, Sergio, ngriti alarmin se mamaja e tij mungonte dhe thirri helikopterët dhe dronët për të ndihmuar me kërkimin.

U deshën katër netë për të gjetur gjyshen që mbeti në gropë dhe jetoi nga uji i pellgut. Djali tjetër i saj Roberto tha për gazetën Corriere della Sera: Ajo piu ujë shiu në pellgje, flinte nën pemë, duke përdorur bimësinë për mbulim.