“Vitality Air”, një kompani që shet shishe me ajër të marrë nga Parku Nacional i Banff-it në Kanada.
Moses Lam dhe Troy Paquette janë partnerë në “Vitality Air”, një kompani që shet shishe me ajër të marrë nga Parku Nacional i Banff-it në Kanada. Ajo që filloi si një shaka është kthyer në një biznes të vërtetë. Njerëz nga Kina, India, Meksika e SHBA-ja po blejnë shishe të “Vitality Air”. Këto nuk janë tanke të oksigjenit për qëllime mjekësore, konsumatorët thjesht duan të blejnë ajër të freskët.
Shishja, e shitur me pakicë kushton 20 dollarë, ndërsa çmimi me shumicë është shumë më i ulët. Vitin e kaluar kompania shiti 40,000 njësi dhe ata shpresojnë ta dyfishojnë shifrën në vitin 2018.