Skip to content

Live News

Everyday learn about something new!

Shqipëria në BE, Varhelyi jep lajmin e mirë për vendin tonë, çfarë pritet në tetor

Posted on September 9, 2024 By admin
Views: 228

Në muajin tetor të këtij viti, Shqipëria pritet të nisë diskutimet për kapitullin e parë të anëtarësimit në BE, atë për të drejtat themelore.

Kjo u bë e ditur nga eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në Budapest, gjatë Konferencës Ndërparlamentare për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

“Shqipëria ka bërë reforma të thella, veçanërisht në drejtësi, ndërkohë që nuk ka kushte të tjera nga vendet anëtare të BE-së”, deklaroi ai, sipas mediave europiane.

Sipas tij, sa më shpejt t’i integrojmë plotësisht vendet e Ballkanit, aq më i fortë dhe më i qëndrueshëm do të jetë stabiliteti në kontinentin evropian, shkruan A2.

“Në këto vite kemi marrë vendime të rëndësishme për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke mbajtur me to konferencat e para ndërqeveritare. Shpresoj që muajin e ardhshëm të hapim kapitullin e parë të negociatave për çështjet bazë me Shqipërinë dhe ndoshta edhe me Maqedoninë e Veriut, në varësi të miratimit të ndryshimeve kushtetuese”, theksoi Varhelyi.



Read Here

Post navigation

Previous Post: Rama jep lajmin e mirë për pensionistët: Bonusi i fundvitit të jetë më i lartë..
Next Post: Mësuesi bën 2 orë në këmbë për të mësuar 5 fëmijë

Copyright © 2025 Live News.

Powered by PressBook WordPress theme