Një mësuese fizkulture ka mbetur e paralizuar pas një incidenti të rëndë teksa po stërvitej në palestër.

Henrietta Paxton, 40 vjeç, nga Salisbury, Wiltshire, mori një lëndim të rëndë pasi shtanga prej 120 kg me të cilën po bënte një ushtrim i ra mbi shpinë.

Paxton, e cila ishte e kishte diçka të zakonshme ngritjen e peshave të rënda, po kryente një ushtrim ‘squat’ kur shtanga i rrëshkiti nga duart dhe e goditi mbi shpinë.

Ajo u dërgua me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Southampton, ku mjekët kryen skanime dhe teste dhe i dhanë asaj një lajm tronditës.

Mjekët zbuluan se ajo kishte thyer një pjesë të shtyllës kurrizore dhe kishte dëmtuar palcën kurrizore, duke e lënë të paralizuar nga mesi e poshtë.

“Ishte momenti më i tmerrshëm i jetës sime dhe dhimbja me e madhe që kam përjetuar. Sapo pësova atë goditje të fortë në shpinë, e kuptova menjëherë se diçka shumë e keqe ndodhi”, tha ajo.

Edhe pse mjekët nuk i kanë dhënë shpresa që ajo të ecë përsëri, mësuesja 40-vjeçare është e vendosur të bëjë gjithçka që mundet për të rifituar lëvizjet në këmbët e saj.