Skip to content

Live News

Everyday learn about something new!

Falë teknologjisë, 34-vjeçari rifiton dorën e humbur

Posted on September 15, 2024 By admin
Views: 48

Është eksperimentuar me rezultat mjaft pozitiv dora robotike e drejtuar me kontroll magnetik. Për 6 javë me radhë një 34-vjeçari që i mungonte një dorë, i është vendosur implanti, i kontrolluar nga pllakëza magnetike prej disa milimetrash në muskujt e mbetur të krahut. Ky sistem ka rikthyer ndjesitë e humbura, por edhe përmbushjen e disa detyrave të përditshme që kërkojnë saktësi, si hapja e kutive, të kanoçeve, mbyllja e zinxhirit, përdorimi i thikës etj.

Ky rezultat konsiderohet një hap shumë përpara për të ardhmen e protezave dhe është realizuar nga Instituti i BioRobotikës në Itali dhe studimi është publikuar në revistën ndërkombëtare Science Robotics. Sistemi ka si ide bazë përdorimin e magneteve në dimensione të vogla prej disa milimetrash, që implantohen në muskujt e mbetur të gjymtyrës që mungon. Kur muskuli tërhiqet magneti lëviz dhe një algoritëm e përkthen këtë ndryshim në komandë specifike për dorën robotike, duke bërë që pacientit t’i rikthehet ndjeshmëria e munguar.

Read Here

Post navigation

Previous Post: Ushqimet që nuk skadojnë dhe mund të përdoren në periudhë afatgjate
Next Post: Gjetën një pus shekullor gjatë punimeve në shtëpi, familja habitet nga uji i “mistershëm

Copyright © 2025 Live News.

Powered by PressBook WordPress theme