Skip to content

Live News

Everyday learn about something new!

Amerikania futet në librin Guinness, përshkoi botën me biçikletë

Posted on September 15, 2024 By admin
Views: 114

Amerikania Lael Wilcox vendosi rekord të ri botëror për gruan më të shpejtë që ka përshkuar botën me biçikletë, pasi arriti të përshkojë 29.169 kilometra në 108 ditë, 12 orë e 12 minuta.
Ajo e nisi dhe e përfundoi udhëtimin në Chicago, dhe ngiste biçikletën deri në 14 orë në ditë, e cila pas kontrollit do të futet në Librin e Rekordeve Guinness, transmeton BBC.

Wilcox ka kaluar rekordin e vendosur në vitin 2018 nga Jenny Graham nga Skocia, udhëtimi i së cilës zgjati 124 ditë e 11 orë. I gjithë udhëtimi i çiklistes, duke përfshirë fluturimet, tragetet dhe transportin publik, është rreth 40 mijë kilometra, që është e barabartë me perimetrin e ekuatorit të Tokës, dhe distanca minimale e përshkuar me biçikletë duhet të kalojë 28.970 kilometra.

38-vjeçarja nga Chicago u nis drejt New Yorkut, ku hipi në një fluturim për në Portugali.

Më pas kaloi disa javë duke udhëtuar në veri në Amsterdam, poshtë Gjermanisë, përtej Alpeve, në Ballkan dhe në fund përmes Turqisë për në Gjeorgji. Nga Gjeorgjia udhëtoi për në Australi me aeroplan. Pasi u nis me biçikletë nga Perthi përgjatë bregut jugor në Brisbane, ku hipi në një fluturim për në Zelandën e Re. Pasi kaloi të dy ishujt, Wilcox fluturoi për në qytetin e lindjes Anchorage (Alaska), hipi me biçikletë përgjatë bregut të Paqësorit për në Los Angeles, më pas u nis për në Chicago për të bërë qarkun e nevojshëm.

Read Here

Post navigation

Previous Post: Gjetën një pus shekullor gjatë punimeve në shtëpi, familja habitet nga uji i “mistershëm
Next Post: Nxënësi rreh mësuesin, por shikoni si reagojnë nxenësit e tjerë

Copyright © 2025 Live News.

Powered by PressBook WordPress theme