Skip to content

Live News

Everyday learn about something new!

Rroga mesatare 6000 euro në muaj, vendi evropian që paguan më shumë, po kërkon punëtorë

Posted on September 15, 2024 By admin
Views: 357

Ndonëse konsiderohet si vendi i parë në Evropë për paga të larta, Luksemburgu po has vështirësi për të gjetur punëtorë në disa sektorë të ndryshëm.

Në ditët e sotme, paga mesatare në Luksemburg është 73,418 euro në vit, më shumë se dyfishi që marrin punonjësit në disa vende kryesore të kontinentit.

Jo vetëm kaq, Dukati i Madh në qendër të Evropës është një nga vendet më tërheqëse në zonën evropiane, veçanërisht pasi gjigantët e mëdhenj financiarë dhe të teknologjisë kanë zgjedhur të zbarkojnë këtu për të hapur zyrat e tyre.

Disa nga profesionet më të kërkuara në Luksemburg janë ato në banka, financa, IT dhe shëndetësi, por edhe sektori i transportit dhe i pasurive të paluajtshme kërkon staf, raporton A2.

Në portalin evropian Eures mund të gjeni mbi 2800 njoftime punësimi, madje dhe nga ato pa një diplomë specifike.

Read Here

Post navigation

Previous Post: Javë me shi, ja cfarë Moti pritet ditët në vijim sipas SHMU (Tabela per 5 ditë)
Next Post: Agjencia e OKB-së për Motin paralajmëron “alarm të kuq” pas nxehtësisë rekorde

Copyright © 2025 Live News.

Powered by PressBook WordPress theme