Skip to content

Live News

Everyday learn about something new!

Rrëmbeu fëmijën nga supermarketi, gruaja shpallet në kërkim nga policia (Video)

Posted on September 16, 2024 By admin
Views: 348

Policia e Shtetit reagoi sonte në lidhje me një video të publikuar në media ditën e sotme.

Në video shfaqet një shtetase në ambientet e një marketi, e cila merr në krahë një fëmijë të mitur, del nga marketi dhe më pas kthehet sërish. Besohet se kjo ndodhi pasi gruaja ka luhatje mendore.

Zyrtarisht bëhet e ditur se sot më datë 14.09.2024, është paraqitur në Polici shtetasi E. D., 34 vjeç, i cili ka kallëzuar se në Rrugën e Barrikadave, në një market, një shtetase ende e paidentifikuar, ka marrë në krahë vajzën e tij të mitur 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë administruar pamjet filmike.

Ata po ashtu kanë pyetur punonjësit e marketit të cilët kanë pohuar se shtetasja në fjalë, gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor.

Vijon puna për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read Here

Post navigation

Previous Post: E mendonte të vdekur, djali takon pas 44 vitesh nënën biologjike. Nëna e mbulon me të puthura: Gjaku im, jeta ime!
Next Post: Është lesbike! Vjehrra “zbulon” të vërtetën shokuese për nusen: Ajo nuse na ka mashtruar

Copyright © 2025 Live News.

Powered by PressBook WordPress theme