Skip to content

Live News

Everyday learn about something new!

Kujdes nga këto mesazhe që ju vijnë në telefon! Policia ngre alarmin: Duan t’ju vjedhin Facebook-un.FOTO

Posted on September 17, 2024 By admin
Views: 217

Policia e Shtetit thotë se një sërë mesazhesh mashtruese kanë nisur të mbërrijnë në telefonat celularë të qytetarëve.

Policia thotë se këto mesazhe kanë për qëllim vjedhjen e profileve në rrjetin social Facebook, duke i trembur përdoruesit se gjoja po u mbyllet llogaria.

Bashkë me mesazhet keqpërdoruesit dërgojnë edhe një link, që nuk duhet të klikohet pasi shfaqet si pamje e Facebook-ut, por duke futur të dhënat, në fakt, ia dërgoni ato “hakerave”.

Njoftimi i Policisë:

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit dhe platformave virtuale, me qëllim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, ka konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, (por jo vetëm).

Në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet.

Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive tëpersonave të mashtruar, në menyrë të padrejtë.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë bën thirrje që nqs jeni ose dyshoni se mund të jeni i prekur nga dërgimi i këtyre mesazheve, të paraqiteni pranë zyrave tona, si dhe këshillon që të mos kryeni asnjë veprim kundrejt këtyre mesazheve, të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj.FOTO..

Read Here

Post navigation

Previous Post: Margot Robbie’s brother didn’t talk to her for three months after nude scene in Wolf Of Wall Street
Next Post: E njohu në TikTok/ Nëna braktis burrin dhe tre fëmijët e mitur dhe shkon në stan me të dashurin. Shërbimi social: Është i rrezikshëm!

Copyright © 2025 Live News.

Powered by PressBook WordPress theme