Skip to content

Live News

Everyday learn about something new!

Sa lekë do rriten pensionet në tetor? Ata në qytet 748 lekë, ata në fshat 453 lekë. A mjafton?

Posted on September 17, 2024 By admin
Views: 27

Nga muaji i ardhshëm, pensionistët në qytet do të marrin mesatarisht 748 lekë më tepër, ndërsa ata në fshat vetëm 453 lekë më shumë.

Nga 18 234 lekë aktualisht, ajo që merr çdo muaj një i moshuar që jeton në qytet do të bëhet 18 982 lekë. Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka vendosur që pensionet të indeksohen në masën 4,1%. Nga rritja do të përfitojnë rreth 770 pensionistë.

Ndërkohë, pagesa mujore mesatare që merr një i moshuar në fshat, pas indeksimit me 4,1% do të bëhet 11 504 lekë nga 11 051 lekë që aktualisht është.

Rreth 400 lekë më tepër do të marrin edhe përfituesit e pensionit të invaliditetit në zonat urbane, ndërsa ata që trajtohen me pension familjar do të përfitojnë rreth 550 lekë më tepër.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave pohojnë se inflacioni për mallrat e shportës për pensionistët nga tetori i vitit të shkuar deri më tani ka rezultuar 4,1% dhe për pasojë indeksimi do të jetë në të njëjtën masë.

Ndërsa vitin e kaluar pensionet u indeksuan me 8,6% aq sa ishte Indeksi i Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët.

Me gjithë rritjet, ajo që pensionistët në vend marrin nuk mjafton për të përballuar jetesën. Nisur nga një përllogaritje me bazë përgjigjet e tyre, një çifti pensionistësh i duhen së paku 44 000 lekë për të përballuar nevojat e një muaji. Nga ana tjetër, po ky çift merr mesatarisht 32 000 nëse jeton në qytet. Pra, për të pleqëruar me dinjitet, një çifti të moshuarish i mungojnë së paku 13 969 lekë.

Pas miratimit nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, indeksimi në masën 4,1% do të kalojë edhe në qeveri për të marrë “dritën jeshile”.



Read Here

Post navigation

Previous Post: Moderatorja preket nga fjalët e telefonuesës: Kam 6 fëmijë, nuk fle dot me burrin se ai..
Next Post: World’s Biggest Adult Star Angela White Explains ‘Most Important’ Thing You Can Do In Bedroom

Copyright © 2025 Live News.

Powered by PressBook WordPress theme