Skip to content

Live News

Everyday learn about something new!

Çfarë po ndodh me Euro-n? Monedha europiane ‘prek fundin’

Posted on August 11, 2024 By admin
Views: 30

Euro e ka mbyllur këtë javë në kursin e këmbimit me lekun, në nivelin më të ulët që nga viti 2001, kur është hedhur në qarkullim. Monedha europiane ka kushtuar 100.08 lekë, duke humbur vazhdimisht pikë që nga fillimi i javës.

Për periudhën janar-gusht, Euro është këmbyer mesatarisht me 101.7 lekë, nga 111 lekë që ishte mesatarja për të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rënie 8.3%.Ndërsa në raport me janar- gusht 2022, kur këmbehej mesatarisht me 120 lekë, monedha e përbashkët vlen gati 20 lekë më pak, me rënie 15%.

Ky zhvlerësim i fortë në tregun vendas lidhet me ofertën e lartë për valutë, që ka ardhur si nga turizmi, ashtu dhe nga burimet informale, që janë gjithmonë të pranishme, sidomos në sektorin e ndërtimit. Rënia e euros ka goditur ndjeshëm eksportuesit, të cilët kanë parë rënie të të ardhurave, madje shumë sipërmarrje në industrinë fason kanë deklaruar që janë në prag falimentimi.

Një tjetër sektor i goditur është turizmi, me hotelet që u detyruan të rrisin çmimet për të amortizuar rënien e Euros, çka nga ana tjetër çoi në tkurrje të kërkesës dhe prenotimeve. Të fituarit më të mëdhenj janë importuesit, që po blejnë më lirë dhe qeveria që i ulet kosto e borxhit të jashtëm. Individët që kanë kredi në euro janë gjithashtu të lehtësuar.

Read Here

Post navigation

Previous Post: Vendi është goditur nga një tjetër tërmet këtë të shtune ne te gedhire. Dhe behet fjale per qytetin e Kretes ku mediat helene raportojnë se një tërmet ka godiur jugun e prefekturës së Heraklionit në kretë, rreth orës 18:30 me orën lokale. Lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 3.8, me epiqendër 20 kilometra në jug të Porteve të Mirë të Heraklionit dhe një thellësi fokale 15.9 kilometra. Përveç frikës së shkaktuar te qytetarët, fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar apo dëme materiale.
Next Post: SE PRISNIM! Meteorologu jep lajmin TRONDITES: na presin 10 ditë përvëluese temperatura deri në …

Copyright © 2025 Live News.

Powered by PressBook WordPress theme