Skip to content

Live News

Everyday learn about something new!

“Modernissima”, habit Berisha: Nëse PD fiton zgjedhjet, kryeministër do jetë..

Posted on September 20, 2024 By admin
Views: 29

Në rast se PD-ja mund PS-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kreu i saj Sali Berisha thotë se fitorja do pasohet me një referendum. Sonte në “Opinion”, Berisha tha se kryeministri i ardhshëm do zgjidhet në këtë formë, duke pyetur qytetarët.
-Nëse PD fiton, ju do jeni kryeministër apo do delegoni dikë tjetër?
Sali Berisha: Unë kam sqaruar dhe përsëri insistoj, fitorja e PD dhe koalicionit do shoqërohet me një referendum për kryeministrin e ardhshëm, pavarësisht se Sali Berisha është arkitekti i fitores… Përsëri ai gjykon të pyeten qytetarët, fton cilindo që dëshiron ta sfidojë Sali Berishën me votën e qytetarëve për kryeministër. Një risi moderne, modernissima. Kjo në funksionimin e një opozite.

Read Here

Post navigation

Previous Post: Aksident i rëndë në Itali/ Makina kalon me të kuq dhe përplas shtatë persona, humbin jetën dy vajza, tre të tjerë në gjendje të rëndë
Next Post: Si u mbyll java për monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Copyright © 2025 Live News.

Powered by PressBook WordPress theme