Skip to content

Live News

Everyday learn about something new!

Aksident i pazakontë, makina “fluturon” nga rruga, përfundon në katin e dytë (Video)

Posted on September 23, 2024 By admin
Views: 710

Një makinë u bë “fluturuese” dhe u përplas për katin e dytë të një ndërtese në Santa Ana, Kaliforni, të dielën, duke bërë që automjeti pjesërisht të “lidhet” për një ndërtesë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vetura Nissan Sedan me sa duket kaloi një ndarës rrugësh jashtë ndërtesës dhe fluturoi rreth 60 metra përpara se të përplasej në katin e dytë të ndërtesës, ku ndodhet një klinikë dentare.

Përplasja ndodhi rreth orës 5.25 të mëngjesit dhe tmerroi vizitorë në një motel afër, por klinika për fat të mirë ishte e mbyllur në atë kohë, thuhet në raport.

Një kamion i specializuar i zjarrfikësve nga Los Anxhelos u soll për të nxjerrë makinën.

Nga ky aksident thuhet se mbeten dy të lënduar.

Read Here

Post navigation

Previous Post: Gjeniu Dionis Senjo “godet” sërish, ja rezultati që arriti në testin e shkollës amerikane
Next Post: How Influencers Monetize Their Online Platforms

Copyright © 2025 Live News.

Powered by PressBook WordPress theme