Skip to content

Live News

Everyday learn about something new!

Jo më vula në pasaporta/ Nga 10 Nëntori, Shqiptarët që do të udhëtojnë drejt…

Posted on August 24, 2024 By admin
Views: 22

Shqiptarët dhe shtetasit nga vendet që nuk janë pjesë e zonës Schengen duke nisur nga data 10 Nëntor e këtij viti nuk do të marrin më vula hyrje apo dalëse në pikat kufitare të shteteve anëtare të BE-së.

Duke nisur prej kësaj date vulat në pasaportat fizike do të zëvendësohen me regjistrimin në mënyrë dixhitale që do t`ju bëhet të dhënave të udhëtarëve sa herë që ata hyjnë dhe të dalin nga kufijtë e jashtëm të Schengenit, për të siguruar që ata të mos qëndrojnë në zonën Schengen për më shumë se o0 ditë në çdo periudhë 180-ditore.

Udhëtarëve do t’u kërkohet të paraqesin gjurmët e gishtave dhe do t’u realizohet skanimi biometrik i fytyrës në kalimin e tyre të parë. Ky informacion do të regjistrohet në një skedar dixhital.

Në kalimet e mëvonshme do të jetë e mundur të hyni më shpejt në kufijtë e zonës Schengen pasi policët kufitarë që menaxhojnë këtë sistem do të kërkojnë vetëm një skanim të pasaportës biometrike.

Read Here

Post navigation

Previous Post: Nga 1 shtatori nis rroga e re/ Paga mbi 900 mijë Lekë, ja kush përfiton…
Next Post: LAJM I MIRË: Pensionistët do të udhëtojnë FALAS në linjat urbane të Tiranës/ Duke nisur nga data…

Copyright © 2025 Live News.

Powered by PressBook WordPress theme