Skip to content

Live News

Everyday learn about something new!

Jo vetëm në Tiranë/ Brenda 2 ditësh, 50 gjoba për këmbësorët në qytetin…

Posted on August 24, 2024 By admin
Views: 20

Vetëm në 48 orët e fundit janë vendosur 50 gjoba për këmbësorët në qytetin e Korçës të cilët nuk kanë respektuar vijat e bardha.

Në ditët e para të aksionit policia rrugore është përqendruar në zonat me më tepër trafik, por kontrolle ka pasur e ne akse të tjera të rrugeve urbane.

Gjobat për këmbësorët që nuk respektojnë sinjalistikën variojnë nga 500-2.000 lekë të reja. Për vjeljen e këtyre gjobave policia rrugore ka qenë e detyruar të mbajë kartën e identitetit për shkelësit e qarkullimit rrugor.

Në qytetin e Korçës në të gjithë bulevardet, por dhe në rrugën hyrëse të këtij qyteti ka prani të madhe të vijave të bardha çka tregon se sektori i qarkullimit rrugor është treguar i kujdesshëm për të respektuar lëvizjen e lirë të këmbësorëve, por pavarësisht kësaj, shkelësit janë të shumtë në numër.

Read Here

Post navigation

Previous Post: “Ta gëzoni rrugën e re!”/ Hapet aksi i shumëpritur, nis lëvizja e makinave në…
Next Post: Nje plak i mencur i thote te birit: Ne jeten tende mos hiq dore nga 3 gjera

Copyright © 2025 Live News.

Powered by PressBook WordPress theme