Live News

Everyday learn about something new!

Filloi si një shaka është kthyer në një biznes të vërtetë. Ja se si këta 30 vjeçarë po fitojnë miliona dollarë duke shitur ajër

“Vitality Air”, një kompani që shet shishe me ajër të marrë nga Parku Nacional i Banff-it në Kanada.

Moses Lam dhe Troy Paquette janë partnerë në “Vitality Air”, një kompani që shet shishe me ajër të marrë nga Parku Nacional i Banff-it në Kanada. Ajo që filloi si një shaka është kthyer në një biznes të vërtetë. Njerëz nga Kina, India, Meksika e SHBA-ja po blejnë shishe të “Vitality Air”. Këto nuk janë tanke të oksigjenit për qëllime mjekësore, konsumatorët thjesht duan të blejnë ajër të freskët.

Shishja, e shitur me pakicë kushton 20 dollarë, ndërsa çmimi me shumicë është shumë më i ulët. Vitin e kaluar kompania shiti 40,000 njësi dhe ata shpresojnë ta dyfishojnë shifrën në vitin 2018.