Skip to content

Live News

Everyday learn about something new!

Greqia “blen” eshtrat e ushtarit italian në Dragot: Momenti i helenizmit të Shqipërisë

Posted on September 24, 2024 By admin
Views: 236

Qeveria shqiptare ka nisur ditën e sotme gërmimet për ushtarët e rënë grekë, duke dalë menjëherë me lajmin e befasishëm se kishte gjetur eshtrat e para të një ushtari

Zbulimi i pretenduar ndodhi në Dragot, fshat në kufi midis Tepelenës dhe Përmetit.

Por “ushtari grek” duket se mbante në fakt një medalion italian, edhe pse mediat shqiptare dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, thanë tjetër gjë.

Në medalion numrat dhe shkronjat janë në alfabetin latin, ndërsa grada është e shkruar në italisht “caporale”, që në shqip përkthehet “tetar”, ndërkohë mbiemri i ushtarit është Greco, shumë i përdorur në Itali.

Por Kotzias duket se ka vendosur të “bëjë një sy qorr dhe një vesh shurdh” duke e konsideruar nxjerrjen e eshtrave të ushtarit italian si një moment të rëndësishëm, për helenizmin në Greqi dhe në Shqipëri.

Madje madje ministri i jashtëm grek ka publikuar një tjetër medalion, të një ushtari të thjeshtë që ka mbiemrin Greco.

Kotzias shkruan se:
Dua të shpreh kënaqësinë për fillimin sot të procesit të ndarjes dhe identifikimit të eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri.

Një hap i rëndësishëm është marrë sot për prehjen e shpirtrave të ushtarëve grekë që ranë në luftën italo-greke të 1940-1941.

Një moment emocionues për të afërmit e ushtarëve të rënë, por edhe për helenizmin jo vetëm në Greqi, por edhe në Shqipëri”.



Read Here

Post navigation

Previous Post: I shpërthen bateria e celularit në gojë kur e kafshon për të parë nëse është origjinale
Next Post: Qeveria shqiptare ka nisur ditën e sotme gërmimet për ushtarët e rënë grekë, duke dalë menjëherë me lajmin e befasishëm se kishte gjetur eshtrat e para të një ushtari Zbulimi i pretenduar ndodhi në Dragot, fshat në kufi midis Tepelenës dhe Përmetit. Por “ushtari grek” duket se mbante në fakt një medalion italian, edhe pse mediat shqiptare dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, thanë tjetër gjë. Në medalion numrat dhe shkronjat janë në alfabetin latin, ndërsa grada është e shkruar në italisht “caporale”, që në shqip përkthehet “tetar”, ndërkohë mbiemri i ushtarit është Greco, shumë i përdorur në Itali. Por Kotzias duket se ka vendosur të “bëjë një sy qorr dhe një vesh shurdh” duke e konsideruar nxjerrjen e eshtrave të ushtarit italian si një moment të rëndësishëm, për helenizmin në Greqi dhe në Shqipëri. Madje madje ministri i jashtëm grek ka publikuar një tjetër medalion, të një ushtari të thjeshtë që ka mbiemrin Greco. Kotzias shkruan se: Dua të shpreh kënaqësinë për fillimin sot të procesit të ndarjes dhe identifikimit të eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri. Një hap i rëndësishëm është marrë sot për prehjen e shpirtrave të ushtarëve grekë që ranë në luftën italo-greke të 1940-1941. Një moment emocionues për të afërmit e ushtarëve të rënë, por edhe për helenizmin jo vetëm në Greqi, por edhe në Shqipëri”.

Copyright © 2025 Live News.

Powered by PressBook WordPress theme