Skip to content

Live News

Everyday learn about something new!

Qeveria shqiptare ka nisur ditën e sotme gërmimet për ushtarët e rënë grekë, duke dalë menjëherë me lajmin e befasishëm se kishte gjetur eshtrat e para të një ushtari Zbulimi i pretenduar ndodhi në Dragot, fshat në kufi midis Tepelenës dhe Përmetit. Por “ushtari grek” duket se mbante në fakt një medalion italian, edhe pse mediat shqiptare dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, thanë tjetër gjë. Në medalion numrat dhe shkronjat janë në alfabetin latin, ndërsa grada është e shkruar në italisht “caporale”, që në shqip përkthehet “tetar”, ndërkohë mbiemri i ushtarit është Greco, shumë i përdorur në Itali. Por Kotzias duket se ka vendosur të “bëjë një sy qorr dhe një vesh shurdh” duke e konsideruar nxjerrjen e eshtrave të ushtarit italian si një moment të rëndësishëm, për helenizmin në Greqi dhe në Shqipëri. Madje madje ministri i jashtëm grek ka publikuar një tjetër medalion, të një ushtari të thjeshtë që ka mbiemrin Greco. Kotzias shkruan se: Dua të shpreh kënaqësinë për fillimin sot të procesit të ndarjes dhe identifikimit të eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri. Një hap i rëndësishëm është marrë sot për prehjen e shpirtrave të ushtarëve grekë që ranë në luftën italo-greke të 1940-1941. Një moment emocionues për të afërmit e ushtarëve të rënë, por edhe për helenizmin jo vetëm në Greqi, por edhe në Shqipëri”.

Posted on September 24, 2024 By admin
Views: 53

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e një ish polici i cili thotë se për të kaluar në aeroportin e Rinasit duhet të japësh ryshfet 50 euro.

Sipas tij, të gjithë policët, nga më i thjeshti, deri te shefi i Policisë në Rinas, përdorin telefona që nuk përgjohen dhe që kushtojnë 1500 euro.

STATUSI i BERISHES

Ja sesi vjedhin narkopolicet ne aeroportin e Rinasit!

Lexoni mesazhin e policit dixhital. sb

“Mirmbrema zoti doktor, deshiroj te jeni mire familjarisht dhe te keni jeten e gjate une jam nje ish oficer policie qe kam mbaruar shkollen ne 2005 dhe ne 2013 me hoqen nga puna vetem per shkak se isha nga veriu desha te jap nje informacion ose te zberthej zinxhirin e korrupsionit qe ndodh ne aeroportin e rinasit duke filluar nga shefi komisariatit e deri te polici me i thjesht aty aty nje shtetas normal qe leviz ne shtetet e be nuk e len te kaloj pa paguar 50 euro le te ket ftes lek me vete esht taksative te paguash kamerat e aeroporti nuk funksionojne kurr ndersa per bosat e mafies qe e kan te gjith europen te ndaluar marin nga 500 deri ne 1500 euro te gjith kontrolloret jan te paisur me telefona te kriptuar ose sic quhen pgp te cilet kushtojne 1500 euro qe nuk mund te pergjohen ja pra doktorr ky esht shteti i hajdutve te Edi rames te pershendes doktor”



Read Here

Post navigation

Previous Post: Greqia “blen” eshtrat e ushtarit italian në Dragot: Momenti i helenizmit të Shqipërisë
Next Post: DENONCIMI/ “Për të kaluar në Rinas duhet të paguash 50 euro, policët me telefona që nuk përgjohen”

Copyright © 2025 Live News.

Powered by PressBook WordPress theme