Live News

Everyday learn about something new!

Ndryshimi i madh! Udhëtoni FALAS në urbanët e Tiranës, ja kush përfiton nga vendimi…

Duke filluar nga 1 Janari i vitit 2025, të gjithë pensionistët do të udhëtojnë FALAS në autobuset e kryeqytetit.

Lajmi i mirë është konfirmuar nga kryebashkiaku socialist, Erion Veliaj i cili tha se të moshuarit do të udhëtojnë pa shpenzime.

“Po transformojmë stacionet e autobuseve me tabela elektronike. Gjithashtu pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë FALAS ne urbanët e kryeqytetit, duke filluar nga 1 janari 2025″, njofton Erion Veliaj.

Sipas premtimit të mazhorancës pritet që në mandatin e katërt qeverisës PS-ja do të rrisë pensionet, pasi realisht janë në gjëndje jo të mirë ekonomike qindra mijëra pensionistë.