Ditën e sotme disa qytete të Shqipërisë, si Tirana, Durrësi e Elbasani u përfshinë nga stuhi shiu, shoqëruar me breshër të fortë.
Meteorologu Hakil Osmani tha se reshjet e shumta kanë ardhur si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin ditën e sotme, ndërkohë që shtoi se duhet pasur kujdes nga era e fortë.
Osmani tha më tej se nga dita e martë pritet rënie e temperaturave dhe pasditet mbeten të rrezikuara nga reshjet e shiut, sidomos në disa zona, si Shqipëria qëndrore, Gjirokastra, etj.
“Bresheri ka ardhur si pasojë e temperaturave mjaft të larta që ka përjetuar vendi ynë ditën e sotme. Zonat qëndrore janë ato që po përjetojnë kryesisht rrebeshe shiu. Sinjalet janë që stuhia të jetë edhe për gjysmë ore ose 40 minuta dhe pastaj të përfundojë gradualisht. Nga e marta e në vijim pritet rënie e temperaturave, pasditet mbeten të rrezikuara nga reshjet e shiut”, tha Osmani.