Live News

Everyday learn about something new!

I quajti burrin “fshatar”, vajza refuzon publikisht lotët dhe faljen e babait (Video)

Naimi ka katër muaj që nuk komunikon me vajzën e tij Tean sepse kjo e fundit, sipas babait, është lënduar nga një fjalë e nxituar. Edhe pas lotëve e përgjërimeve të shumta, Tea e ka pasur të vështirë që t’a falë babain e saj. Vetëm ndërmjetësimi i Ardit Gjebresë tek “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, ka bërë që babë e bijë të shkëmbejnë një gjysëm përqafimi pas katër muajsh. Shkak për këtë konflikt është bërë një fjalë e nxituar e Naimit që ka lënduar jo vetëm vajzën e tij 18-vjeçare, por dhe të fejuarin e saj. Vajza nga Tirana është njohur disa muaj më parë në Facebook me Redin nga fshati Drenovicë i Beratit.