Moderatorja Alketa Vejsiu ka reaguar ashpër pas lajmit të dorëheqjes së Alfred Pezës nga drejtimi i Radio Televizionit Publik Shqiptar.
Në një reagim në instagram, Alketa Vejsiu e ka nisur me ironi statusin e saj, duke thënë: “Të hoqën apo u dorëzove vetë?”, duke shtuar më tej “Të kisha thëne Alfred Peza, karma is a bitch!”!
Alketa Vesjiu deklaron se është gëzuar për largimin e Alfred Pezës nga drejtimi i RTSH, teksa thotë se ky i fundit e ka prekur në pikën e saj më të dobët.
Kujtojmë se Peza shkarkoi nga puna bashkëshorten e babait të saj edhe pse kishte marrë leje për t’i shërbyer burrit të saj që ishte shumë sëmurë dhe më pas vdiq.
“S’më është bërë kurrë qejfi për askënd, për ty Po. Do prehet dhe babi në paqe tani se me merak iku për shkakun tënd, se nuk e kurseve as në shtrat të vdekjes. Për ty gjë e vogël, për dikë gjithë jeta, dinjiteti në kosh. Se ashtu të donte qejfi ty. Harrove që para ligjeve të jetës, por edhe të vdekjes jemi te barabarte njësoj. Ligësia jote s’do hiqet kurrë nga kujtesa ime emocionale”, shprehet Vejsiu.